Kosova
Në 5 vjet, 260 mijë shqiptarë marrin pasaportat e vendeve europiane
Teksa Shqipëria përpiqet prej dekadash të anëtarësohet në Bashkimin Europian, një pjesë e madhe e shqiptarëve ia kanë dalë përmes një rruge tjetër të bëhen qytetarë të BE-së.
Të dhënat zyrtare nga Instituti Europian i Statistikave tregojnë se në vetëm 5 vjet, janë rreth 260 mijë shqiptarë që kanë marrë nënshtetësinë nga një vend i Bashkimit Europian.
Kjo shifër është e barabartë me popullsinë e Qarkut të Durrësit ose sa 10% e të gjithë popullsisë rezidente në Shqipëri. Të dhënat e detajuara të Eurostat tregojnë se Shqipëria renditet në vend të dytë në botë, pas Marokut, për numrin më të lartë të personave që kanë përfituar nënshtetësinë e Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Kjo tendencë u ruajt edhe në vitin 2017. Sipas Eurostat, vetëm gjatë 2017-s, numri i shqiptarëve që përfituan nënshtetësi nga një vend i BE-së ishte 58 mijë e 900, çka përbën 7.1% të të gjitha nënshtetësive të dhëna nga Bashkimi Europian për këtë vit.
Por, në çfarë po shndërrohen qytetarët shqiptarë? Sipas Eurostat, pjesa dërrmuese, gati 92% e tyre, marrin nënshtetësinë greke dhe atë italiane. Gjatë vitit 2017, qeveria greke ka aprovuar nënshtetësinë për gati 30 mijë shqiptarë, ndërsa ajo italiane për 27 mijë të tjerë.
Tre dekada pas shembjes së regjimit komunist, Shqipëria vazhdon të jetë në kërkim të ëndrrës europiane. Por, teksa keqqeverisja dhe krizat politike i kanë mbajtur mbyllur dyert e BE-së deri tani për Shqipërinë, shumë shqiptarë e kanë gjetur zgjidhjen tek emigrimi.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën














