Shqipëria
Në 8 muaj, 2 mijë ankesa të udhëtarëve për kompanitë ajrore
Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar njofton se ka ndërmjetësuar me kompanitë ajrore që qytetarët të dëmshpërblehen në rastet kur avioni i tyre ka pasur vonesa.
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri, ka deklaruar për agjencinë shtetërore të lajmeve në Shqipëri se në 8 muajt e fundit pasagjerët kanë adresuar rreth 2 mije ankesa për dëmshpërblim ndaj kompanive ajrore dhe se 40% e tyre kanë marrë zgjidhje, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se rreth 700 pasagjerë, të cilët kanë pasuar vonesa gjatë udhëtimit, janë dëmshpërblyer nga kompanitë ajrore.
“Ne dëshirojmë që të mos ketë vonesa të gjata dhe anulime të udhëtimeve, pra të mos ndodhin kurrë, ky është synimi ynë. Ne nuk duam që kjo të ndodhë, sepse pasagjeret presin një biletë për të udhëtuar në atë orar që është përcaktuar dhe në atë destinacion. Ne dëshirojmë që ky të jetë edhe objektivi i kompanive, por në momentin që kjo nuk ndodh, atëherë kompanitë kanë detyrimin që të paguajnë dëmshpërblimin ndaj pasagjerëve”, nënvizoi Keri. Ai u bëri thirrje pasagjerëve që udhëtojnë që t’i drejtohen Autoritetit të Aviacionit Civil shqiptar sa herë që avioni me të cilin ata udhëtojnë nuk niset në orar.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












