Lajme
Në Austri prezantohen studimet antropologjike shqiptare
Në Grac u prezantuan punimet e Mikaela Mingës dhe Anxhela Hoxha-Çikopanos, studiuese në Institutin e Antropologjisë dhe Studimit të Artit.
Bëhet e ditur se në konferencën e 10-të të Organizatave Ndërkombëtare për Antropologjinë e Europës Juglindore, në Grac të Austrisë, u prezantuan punimet e Mikaela Mingës dhe Anxhela Hoxha-Çikopanos, studiuese në Institutin e Antropologjisë dhe Studimit të Artit, përcjell albinfo.ch.
Dr. Minga kumtoi “The national folk festival of Gjirokastër: Visual representations through film” (Festivali Folklorik i Gjirokastrës: Përfaqësimi vizual në film). Festivali folklorik përfaqëson ngjarjen më të mediatizuar në Shqipërinë totalitare. Prania e mjeteve teknologjike për regjistrimin e tij ka qenë shumëplanëshe dhe kështu janë edhe dokumentet tingullore dhe audiovizuale që e dokumentojnë atë. Nga këto, studiuesja Minga mori në shqyrtim 5 dokumentarë të prodhuar nga Kinostudioja “Shqipëria sot” për 5 edicionet e festivalit, duke analizuar mënyrën si përfaqësohej kjo ngjarje kulturore përmes zhanrit të filmit dokumentar. Në këtë analizë u prekën aspekte estetike, ato të gjuhës filmike, performative, si dhe ato të propagandës dhe ideologjisë.
Dr. Hoxha-Çikopano u paraqit me kumtesën “Communist Emancipation of Women in Albania – A Cinematographic Approach” (“Emancipimi komunist i gruas në Shqipëri – Një qasje kinematografike”), që trajtonte çështjet e emancipimit hipotetik dhe real të gruas në Shqipëri dhe si është pasqyruar pritshmëria dhe realiteti në kinematografinë shqiptare mes viteve 1952-1990, me ngjyrimet tipologjike të estetikës e propagandës së kohës dhe evolucionin e narrativës kinematografike, përballë realitetit të grave shqiptare në këto vite./ata
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











