Kosova
Në Bajgorë, të gjithë me plisa në kokë falin Bajramin
Është falur Namazi i Fitër Bajramit, në Xhaminë e Fshatit Bajgorë, në Komunën e Mitrovicës.
Këtu pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni, kanë vënë nga një plis në kokë. Kjo si shenjë dhe mesazh për të ruajtur traditën kombëtare.
Organizatori Drilon Mehmeti, ka thënë se qëllimi i kësaj forme të faljes ka qenë mesazhi për ruajtjen e identitetit kombëtar, raporton “Klan Kosova”.
Edhe përfaqësuesi i fshatit Rrahman Beqiri, ka bërë thirrje që identiteti kombëtar të ruhet dhe të kultivohet, e të shmangen kulturat e huaja, përcjell albinfo.ch.
Fshatin Bajgorë sot e vizituan edhe shumë persona me origjinë nga ky fshat të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Kosovës dhe në perëndim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













