Lajme
Në Ballkan ushtrohet dhunë mbi refugjatët
Në itinerarin e Ballkanit refugjatët janë bërë viktima të dhunës policore. Këtë e tregon një studim i organizatës "Oxfam" i cili ka mbledhur të dhëna për një sërë keqtrajtimesh
Në një raport të “Oxfam” me titull “A dangeroues ‘game'” – “‘Një lojë’ e rrezikshme” të prezantuar në Berlin tërhiqet vëmendja për dhunën e ushtruar ndaj refugjatëve nga policët në rajonin e Ballkanit. Sipas të dhënave të mbledhura, refugjatët në itinerarin e Ballkanit shpesh qëllohen, rrihen edhe iu merren edhe sende personale.
“Oxfam” kritikon faktin që shumë refugjatë nuk kanë mundësi për procedime të drejta të kërkesës së azilit. Studimi rendit keqtrajtime si në Hungari, ku policët i kanë detyruar refugjatët të ecin lakuriq në borë, në disa raste derdheshin mbi ta kova me ujë të ftohtë, shkruan deutschewelle.de. Nga këto keqtrajtime kanë qenë të prekur edhe fëmijët.
Për këtë studim “Oxfam” ka marrë të dhëna nga Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut (BHCR) dhe nga Qendra e Avokatëve të Rinj në Maqedoni, ku janë marrë në pyetje 140 vetë që kanë kërkuar ndihmë në Serbi dhe Maqedoni. Robert Lindner, referent për krizat e konfliktet në “Oxfam”, thotë se “njerëz, të cilët kanë përjetuar dhunë të pashoqe në vendlindjen, dhe ikin prej saj, përjetojnë sërish dhunë në Europë”. Kjo është e turpshme dhe shokuese. Të tre organizatat bashkëpunuese në këtë studim kanë kërkuar nga qeveritë e Serbisë, Maqedonisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë të marrin masa për t’i dhënë fund këtyre shkeljeve të të drejtave të njeriut.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











