Bota
Në cilat qytete turistët shpenzojnë më së shumti
Cyrihu dhe Gjeneva janë në pozitë mjaft të mirë, në vendin e nëntë gjegjësisht të dhjetin
Një ranglistë e bërë për qytetet më të vizituara në botë, i klasifikon ato sipas sasisë së të hollave që mesatarisht kanë dhënë turistët që kanë vizituar akëcilin qytet.
Vendin e parë në këtë ranglistë e zë qyteti spanjoll, Barcelona. Në këtë qytet, turisti gjatë një qëndrimi shpenzon mesatarisht 1709 franga. Pas Barcelonës vijnë: Londra , Bangkoku, Parisi dhe Dubai.
Sipas këtij kriteri, pra sa para lënë turistët gjatë qëndrimit në një qytet, Cyrihu dhe Gjeneva janë në pozitë mjaft të mirë, në vendin e nëntë gjegjësisht të dhjetin. Por ndryshon puna në listën e qyteteve më të dashura për turistët. Aty Cyrihu zë vetëm vendin e 51-të ndërsa Gjeneva të 78-tin.
Studimin për qytetet më të vizituara të botës e ka realizuar një kompani për prodhimin e mastercard.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor













