Lajme
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra
Studimi tregon se rënia e flokëve është më e përhapur në Evropë dhe Amerikën e Veriut, ndërsa Zvicra renditet në vendin e 17-të
Një studim i publikuar së fundmi ka zbuluar se në disa vende të botës, burrat përballen shumë më shpesh me rënie të flokëve dhe tullaci të trashëguar gjenetikisht, transmeton albinfo.ch.
Referuar të dhënave, Spanja renditet në krye të listës me përqindjen më të lartë të burrave që kanë humbur flokët ose po përballen me rënie të tyre, me rreth 44.5 për qind.
Pas Spanjës renditen:
- Italia me 44.37%
- Franca me 44.25%
- SHBA-ja me 42.68%
- Gjermania me 41.51%
Studimi thekson se normat më të larta të rënies së flokëve shfaqen kryesisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut, ndonëse fenomeni është i pranishëm edhe në rajone të tjera të botës, transmeton tutje albinfo.ch.
Një nga faktorët kryesorë konsiderohet predispozita gjenetike. Ekspertët theksojnë se personat që kanë prindër me probleme të rënies së flokëve kanë rrezik më të lartë që të përballen me të njëjtin fenomen.
Sipas raportit, edhe Zvicra renditet relativisht lart në listë, duke u pozicionuar në vendin e 17-të, me rreth 38.53 për qind të burrave që vuajnë nga tullacia ose rënia e flokëve.
Studimi është bazuar në një anketë online të shpërndarë përmes rrjeteve sociale dhe platformave të tjera digjitale, ku morën pjesë më shumë se 4 mijë persona nga vende të ndryshme të botës./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Fotolajm: Zviceranët po votojnë për kufizimin e popullsisë Sot, qytetarët e Zvicrës po votojnë për iniciativën popullore “Jo një Zvicre me 10 milionë banorë”,... -
Fundjavë tragjike në Alpe: 7 alpinistë humbën jetën brenda 24 orëve -
Lehtësim i mundshëm për mijëra persona të mbingarkuar me borxhe në Zvicër -
Zvicër: Vetura juaj e ardhshme do t’ju vëzhgojë gjatë vozitjes -
Valët e të nxehtit po bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër














