Bota
Në cilin vend të Evropës ngasin vetura të vjetra?
Luksemburgu është vendi evropian me më shumë makina të reja të regjistruara për 1000 banorë - 88, dhe është gjithashtu vendi i dytë me më shumë makina për 1000 banorë, me 745.
Vetëm Malta e tejkalon këtë raport, me 775 makina për 1000 banorë, ndërsa treshen e mbyll Italia me 706 automjete për 1000 banorë.Sa i takon vjetërsisë së automjeteve, sipas scan-tv, shoferët në Luksemburg ngasin automjete personale mesatarisht 6,2 vjet të vjetra, ndjekur nga Belgjika me një vjetërsi mesatare prej 7,7 vjetësh.
Mesatarja e Bashkimit Europian është 10,7 vjet për automjetet personale, 10,7 vjet për makinat e lehta tregtare dhe 11,7 vjet për automjetet e rënda tregtare.
Vendet e Evropës Lindore janë ato që ngasin automjete më të vjetra: makinat në Poloni janë mesatarisht 17,2 vjeçe, ndërsa automjetet e rënda tregtare në Greqi kanë mesataren më të keqe në rajon, me një vjetërsi mesatare 18,7 vjet, e ndikuar edhe nga kriza e thellë ekonomike.
Kriza ka ndikuar përgjithësisht në vjetërsinë e automjeteve në gjithë Evropën, ku vitet e përdorimit janë rritur në mënyrë konstante nga viti 2007, kur mosha mesatare e automjetit ishte 8,4 vjet.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











