Bota
Në çka shpenzojnë më së shumti familjet evropiane
Familjet evropiane kanë shpenzuar mbi 2 trilionë euro në “strehim, ujë, energji elektrike dhe gaz” në vitin 2017, shumë që është ekuivalente me 13.1% të Produktit të Brendshëm Bruto të Bashkimit Evropian.
Kjo përfaqëson gjithashtu 24.2% të totalit të shpenzimeve për konsum dhe është deri më tani zëri më i madh i shpenzimeve nga familjet, ndjekur nga transporti me 13%, ushqimi dhe pijet jo-alkoolike m 12.2%, restorantet dhe hotelet me 8.82% si dhe kultura me 8.5%.
Nga të gjithë zërat e shpenzimeve të familjeve evropiane, strehimi ka patur rritjen më të madhe në dekadën e fundit, duke u fryrë nga 22.7% të totalit të shpenzimeve në 2007-ën, në 24.2% në vitin 2017, transmeton ‘Scan’.
Në shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, strehimi përfaqëson kategorinë më të madhe të shpenzimeve. Për vitin 2017, shpenzimet më të mëdha për strehim u regjistruan në Finlandë, me 28.8%, ndjekur nga Danimarka me 28.7% dhe Mbretëria e Bashkuar me 26.7%, përcjell albinfo.ch.
Këtë trend e ndjek edhe Franca, Suedia dhe Republika Çeke. Nga ana tjetër, Malta është ndër vendet që shpenzon më pak në strehim, në 10.1% të totalit të shpenzimeve, ndjekur nga Lituania dhe Qipro.
Rritje të këtij zëri në dekadën e fundit ka patur në Finlandë, Portugali dhe Holandë, ndërsa rënia më e madhe është regjistruar në Sllovaki, ndjekur nga Estonia, Polonia dhe Gjermania.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025











