Kinema
Në Cyrih u prezantua projekti i filmit nga Kosova, “Kthimi në Mal”
Mbështetja e diasporës dhe diplomacisë kulturore për dokumentimin e historisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare
Në ambientet e Impact Hub në Cyrih u mbajt një takim ekskluziv për prezantimin e projektit filmik “Kthimi në Mal”(Return to the Mountain), një vepër kinematografike në zhvillim që pasqyron ngjarjet dramatike të viteve ’90 në Kosovë.
Ky aktivitet u organizua përmes bashkëpunimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë me shtëpitë produksionale Astrae Productions, Crossing Bridges Films dhe Kino Kosova, duke bërë bashkë përfaqësues diplomatikë, profesionistë të fushës, afaristë shqiptarë në Zvicër dhe personalitete të jetës kulturore e shoqërore.
Vizioni artistik dhe koncepti i filmit u prezantuan nga regjisorja dhe skenaristja Antoneta Kastrati, e cila shoqërohej nga producenti Casey Cooper Johnson.
Historia fokusohet në rrugëtimin e dy vëllezërve nga Rugova, duke trajtuar përvojat e tyre personale nën dritën e rezistencës dhe sakrificës që karakterizoi atë periudhë vendimtare për historinë e Kosovës.
Antoneta Kastrati, si regjisore dhe autore e filmit të vlerësuar “Zana”, i cili ishte propozimi zyrtar i Kosovës për çmimet Oscar, synon që përmes këtij projekti të ri të sjellë një rrëfim njerëzor me potencial të lartë për t’u vlerësuar në arenën ndërkombëtare.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Mentor Latifi, i cili vlerësoi rëndësinë e dokumentimit artistik të historisë dhe nevojën për të mbështetur projektet që forcojnë narrativën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ai theksoi se iniciativa të tilla shërbejnë si një urë lidhëse mes të kaluarës dhe publikut global, duke i dhënë zë përvojave tona njerëzore përmes një gjuhe universale siç është kinematografia.
Gjatë takimit u vu re se periudha e viteve ’90 mbetet ende pak e trajtuar në prodhimet e mëdha kinematografike, duke e bërë këtë film një mundësi të rëndësishme për të krijuar hapësirë për njohje dhe reflektim te publiku botëror.
Aktualisht, projekti filmik “Kthimi në Mal” ndodhet në fazën e zhvillimit, prandaj organizatorët theksuan nevojën për partneritete të reja dhe mbështetje financiare. Përmes këtij prezantimi, u bë apel për përfshirjen e bizneseve shqiptare në diasporë, duke e konsideruar projektin si një investim strategjik në diplomacinë kulturore.
Të gjithë të interesuarit për bashkëpunim mund të kontaktojnë organizatorët përmes adresës elektronike [email protected].
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse















