Tematike
Në Cyrih vihet gurthemeli i qendrës së re federale të azilit
Sommaruga me këtë rast ka falënderuar qytetin dhe Kantonin e Cyrihut për rolin prijës dhe për angazhimin në shpejtimin e procedurës së azilit
Ministrja federale Simonetta Sommaruga e cila mbulon sektorin e drejtësisë dhe policisë, ku bëjnë pjesë edhe çështjet e azilit, ka vendosur simbolikisht dje, e hënë, gurthemelin për ndërtimimin e një qendre azili të nivelit federal në Cyrih. Qendra do të ketë vend për 360 azilkërkues të cilët do të trajtohen me procedurë të shpejtuar të azilit.
Sommaruga me këtë rast ka falënderuar qytetin dhe Kantonin e Cyrihut për rolin prijës dhe për angazhimin në shpejtimin e procedurës së azilit, bëhet e ditur në një komunikatë të SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion).
Hapja e qendrës së re të azilit është planifikuar për vjeshtën e vitit 2019. Qendra në lagjen Juch, e cila është shfrytëzuar deri më tash, një kompleks barrakash, do t`ia lë vendin stadiumit të ri të hokejit që do të ndërtohet aty. Por vetë procedurat e shpejtuara të azilit, për çfarë kjo qendër ishte ngritur në nivel testimi, do të vazhdojnë të zhvillohen në lokalet aty afër, në Förrlibuckstrasse, thuhet në komunikatë.
Këto procedura në qendrën e përmendur testohen nga viti 2014 ndërsa nga muaji mars i vitit 2019 ato do të bëhen të detyrueshme në gjithë Zvicrën. Në këtë mënyrë mendohet se procedurat e azilit do të përpunohen dukshëm më shpejt ndërsa synimi është që shumica e kërkesave për azil të përmbyllen në mënyrë të plotfuqishme brenda 140 ditëve.
SEM, për jetësimin e ligjit të ri të azilit do të sigurojë 5000 vende për strehim, në gjashtë qendra regjionale të azilit. Regjioni i azilit në Cyrih do të ketë në dispozicion tri qendra të tilla federale. Përveç kësaj që po ndërtohet në qytetin e Cyrihut, bëhet fjalë edhe për një qendër në Embrach dhe një tjetër në Rümlang.
Atje do të vendosen para së gjithash azilkërkuesit, kërkesa e të cilëve është hedhur poshtë ose të cilët duhet t`i nënshtrohen marrëveshjes së Dublinit, gjegjësisht kanë bërë më parë kërkesë për azil në ndonjë vend tjetër evropian.
Faza testuese për procedurën e shpejtuar të azilit, në qytetin e Cyrihut ka filluar në vitin 2014. Testimi ka sjellë rezultate impresionuese: koha e procedurës është arritur të shkurtohet për më shumë se një të tretën. Po ashtu sipas SEM, edhe kuota e ankesave është ulur për një të tretën. Veç kësaj, në rrethanat e reja në kuadër të kësaj qendre, Zvicrën e kanë lëshuar në mënyrë vullnetare mbi tre fish më shumë azilkërkues se më parë.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












