Lajme
Në Ditën e Punëtorëve, Kosova feston
Edhe pse Kosova është vendi me numrin më të madh të papunëve në Evropë, kosovarët ka zgjedhur shëtitjet dhe festimin në natyrë për 1 Maj
Festa e 1 Majit që simbolizon ditën e punëtorëve, në shumë vende të botës protestohet për m shumë të drejta, ndërsa në Kosovë ndodhë e kundërta. Edhe pse vendi me numrin më të madh të papunëve në Evropë, qytetarët e Kosovës sot ka zgjedhur shëtitjet dhe festimin në natyrë. Megjithatë vetëm një grup i vogël qytetarësh kanë protestuar.
Nga mëngjesi, qindra qytetarëve, fëmijë, gra e pleq, kanë mësyrë parkun e Gërmisë, aty ku zakonisht festohet për 1 Majin – Ditën e Punëtorëve. Kjo festë ka zgjatur deri pas ditë, kur filloi reshja e shiut.
Megjithatë në shenjë të kundërshtimit të shkeljes të të drejtave të punëtorëve, me theks të veçantë në sektorin privat, një grup i të rinjve zhvilloi një marsh nga sheshi “Zahit Pajaziti” deri para Qeverisë së Kosovës, ku në rrethojat e saj u vendosën pankarta me mesazhe kundër shkeljes së Ligjit të Punës dhe Kontratës Kolektive.
Endrit Bytyqi nga ky grup i të rinjve, tha se ky aktivitet është organizuar pasi që në Kosovë po vazhdohet të ketë shkelje të të drejtave të punëtorëve, citon “Zëri”. Ai shtoi se Ligji i Punës është vetën ligj në letër, pasi nuk gjen zbatim, dhe për këtë ai fajësoi institucionet e vendit.
Por, ajo që është e veçantë, Bashkimi i Sindikate të të Pavarura të Kosovës, ka disa vite që nuk organizon protesta për 1 maj.
Ndryshe, sipas të dhënave nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në Kosovë, brenda vitit 2015, 9 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës, ndërsa rreth 45 punëtor janë lënduar si rezultat i kushteve jo të mira të punës. Personat të cilët kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, kanë punuar kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë.
Sipas zyrtarëve shtetërorë, rreth 80 për qind e kompanive private nuk i përmbushin kriteret ligjore që kanë të bëjnë me Ligjin e Punës. Sipas statistikave zyrtare, thuhet se në sektorin privat janë të punësuar mbi 220 mijë punëtorë, ndërsa në atë publik 81 mijë punëtorë. Papunësia shkon në 35 për qind.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











