Lajme
Në Durrës sekuestrohen 420 kg drogë
Sipas Policisë, rreth 420 kilogram kanabis sativa janë sekuestruar në një autobus me targa të Tiranës, i cili kishte destinacion Italinë. Droga ishte fshehur në shasinë e autobusit
Dy ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e cilësoi Shqipërinë si vend trampolinë për narkotikë nga Azia dhe Afrika për në vendet e Bashkimin Evropian, në portin e Durrësit është zënë një sasi e konsiderueshme e marihuanës. Sipas policisë bëhet fjalë për 420 kilogramë drogë.
Sipas Policisë së Shqipërisë, rreth 420 kilogram kanabis sativa janë sekuestruar në një autobus me targa “TR 9664 L”, i cili kishte si destinacion Italinë.
Autobusi me pasagjerë është kapur rreth orës 23:20, ndërsa ndodhej në vijën e dytë të kontrollit kufitar. Sipas policisë, sasia e drogës ka qenë e fshehur në pjesën e shasisë së autobusit. Ndërkohë, policia arrestoi drejtuesin e autobusit.
Sipas medieve shqiptare, kjo është sasia e dytë e madhe e drogës së kapur, brenda harkut kohor të një jave në Portin e Durrësit. Disa ditë më parë u sekuestruan 835 kg kanabis sativa në një kamion me targa të Maqedonisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












