Lajme
Në fund të muajit prill, 327.308 persona ishin të papunë në Austri
Numri i personave të papunë në Austri ka pësuar rënie, pavarësisht luftës në Ukrainë
Në fund të muajit prill, 327,308 persona ishin të regjistruar si të papunë ose në ndonjë trajnim profesional. Saktësisht 254,755 ishin në kërkim të një pune, 72,553 duke përcjellë ndonjë trajnim nën përkujdesje të AMS (Enti i punësimit). Shkalla e papunësisë ishte 6.1 për qind, shkruan Ministria e Punës në një komunikatë për media, përcjell albinfo.at.
Për Ministrinë e Punës kjo është një bilanc pozitiv për muajin prill. Tërheqja e masave të koronës dhe efektet sezonale kanë siguruar dinamikë pozitive në tregun e punës.
Lufta në Ukrainë dhe sanksionet shoqëruese kundër Rusisë deri më tani kanë pasur vetëm një ndikim të kufizuar në zhvillimet e tregut të punës. Ministria ia atribuon rënien e lehtë nga fundi i muajit, kryesisht në mes të sezonit para verës në punësimin e punëtorëve në sektorin e gastronomisë, transmeton albino.at.
Nga ana tjetër, ka pasur një rritje të dukshme të njoftimeve paraprake për punë afatshkurtër në muajin prill. Në fund të muajit janë regjistruar 52 588 persona për punë me orar të shkurtër (Kurzarbeit).
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës










