Lajme
Në fund të vitit 2012 përfundon mbikëqyrja e pavarësisë
Pieter Feith do të jetë zyrtari që do t`ia vërë çelësin zyrës që mbikëqyr pavarësinë e Kosovës.
Burime ndërkombëtare kanë treguar për “Kohën Ditore” detaje të mënyrës së përmbylljes së pavarësisë së Kosovës, për çfarë është rënë dakord në mbledhjen e fundit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar.
Grupi i shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe që e mbështesin atë janë marrë vesh që Pieter Feith të mbetet mbikëqyrësi i vetëm i pavarësisë që e ka pasur dhe do ta ketë Kosova.
GDN-j ka rënë dakord, që ICO-ja të mbyllet nga fundi i vitit 2012, me çka do të përmbyllej edhe mbikëqyrja e pavarësisë.
Deri në fund të vitit të ardhshëm, sipas burimeve, shtetet janë marrë vesh që t`i jepet mbështetje e gjithanshme Pieter Feithit dhe zyrës së tij ICO, që të zbatohen edhe pjesët e mbetura të Pakos së Ahtisaarit, që kanë të bëjnë me komunën në veri të Mitrovicës, krijimin e zonave të mbrojtura rreth objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore, si dhe disa aspekte të të drejtave të komuniteteve.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












