E-Diaspora
Në Gjenevë bëhet promovimi i novelës së parë grafike në gjuhën shqipe
Më 13.12.2019, në lokalet e Universitetit të Gjenevës - UNIMAIL, do të bëhet promovimi i librit "Dimri i Gjatë i vitit 1945-Tivari", nga autorët; Anna Di Lellio dhe Dardan Luta
Të shtunën e javës që vjen, në Gjenevë bëhet promovimi i novelës së parë grafike të botuar në gjuhën shqipe.
“Nëpërmjet novelës grafike “Dimri i gjatë i vitit 1945: Tivari”, me autorë Anna Di Lellio dhe Dardan Lutën, shpaloset rrëfimi i gjithë rrugës që kanë ndjekur mijëra shqiptarë të Kosovës deri në Tivar të Malit të Zi në mars të vitit 1945. Ilustrimet e Lutës, së bashku me rrëfimin gojor të të mbijetuarve, janë bërë bashkë në novelë prej 145 faqesh, që sjell historinë autentike të disa shqiptarëve të mbijetuar në atë që njihet si Masakra e Tivarit. Aty ka edhe dokumente e skica”, thuhet veç tjerash në një artikull kushtuar kësaj novele, botuar më parë në shtypin e Kosovës.
Njoftimin për këtë eveniment me rëndësi kulturore e jep konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu.
“Nën organizimin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër –Kosovë, Fondacionit të Artistëve WAY dhe Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Gjenevë ;
Ju noftojmë se më 13.12.2019, në lokalet e Universitetit të Gjenevës – UNIMAIL, do të bëhet promovimi i librit “Dimri i Gjatë i vitit 1945-Tivari”, nga autorët; Anna Di Lellio dhe Dardan Luta.
Është kjo novela e parë grafike e botuar në gjuhën shqipe, në të cilën pasqyrohet masakra e Tivarit (akti gjenocidal) kundër shqiptarëve në mars të vitit 1945.
Në mbrëmjen promovuese do të jenë të pranishëm autorët e librit, me të cilët do të kemi mundësinë e bashkëbisedimit.
Tubimi promovues mbahet në:
Université de Genève-UNIMAIL,
40. Boulevard du Pont d’Arve
Salla MS160, duke filluar nga Ora 18.30.
Ftoheni të merrni pjesë në këtë mbrëmje të veçantë kulturore ku do të mpleksen Historia, Letërsia dhe Artet pamore njëkohësisht”, thuhet në ftesën e dërguar nga konsulli i përgjithshëm, R.A.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Dhjetor 2019
- Ora18:30
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit5 Dhjetor 2019 - 11:00
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar














