Shkurt.ch
Në Gjenevë u protestua për dinjitetin e gruas
Ish ministrja federale Micheline Calmy-Rey në fjalën e saj të lexuar u ka bërë apel grave të reja që të angazhohen më tepër në politikë, si në rrafshin lokal ashtu dhe në atë nacional.
Në serinë e mijëra protestave të grave që janë mbajtur dje në gjithë botën, Zvicra është “përfaqësuar” vetëm një herë. Në Gjenevë është organizuar të shtunën pasdite “Marshi për dinjitetin e grave”, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 2500 veta, shkruan srf.ch. Ndonëse në fjalimet e mbajtura nuk përmendje presidenti i porsazgjedhur amerikan Donald Trump, manifestimi i mbajtur në temperatura të akullta ishte i drejtuar kundër tij.
“Vlerat si barazia, diversiteti dhe përfshirja po vihen gjithandej në pikëpyetje”, ka tërhequr vërejtjen politologu britanik Daniel Warner. Prandaj, lufta vetëm sa ka filluar”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa ish ministrja federale Micheline Calmy-Rey në fjalën e saj të lexuar u ka bërë apel grave të reja që të angazhohen më tepër në politikë, si në rrafshin lokal ashtu dhe në atë nacional.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











