Lajme
Në Gjermani mund të ketë ndryshim të madh në komunikacion nga vera
Ministri Federal gjerman i Transportit, Volker Wissing ka paralajmëruar se duke filluar nga kjo verë, mund të ketë ndalim të qarkullimit për të gjitha automjetet gjatë fundjavave, në të gjithë vendin, nëse Ligji për Mbrojtjen e Klimës nuk hyn në fuqi më së voni deri në mes të korrikut, përcjell albinfo.ch.
Në një letër për grupet parlamentare të qeverisë gjermane, Wissing bëri thirrje për miratimin urgjent të këtij ligji në Bundestag, shkruan Mirror.
Ligji parashikon që përputhshmëria me qëllimet klimatike në të ardhmen do të kontrollohet për secilën zonë veç e veç.
“Ligji është në procedurë që nga 22 shtatori 2023 dhe fakti që ende nuk është në fuqi krijon pasiguri të konsiderueshme ligjore dhe faktike, e cila nuk i shërben as klimës dhe as reputacionit të qeverisë federale”, ka thënë Wissing.
Nëse ligji nuk hyn në fuqi deri më 15 korrik, Ministria Federale e Digjitalizimit dhe Transportit është e detyruar të paraqesë programin që siguron nivel vjetore të emetimeve në përputhje me qëllimet klimatike nga sektori i transportit. Kjo do të thotë se në fundjavë nuk do të kishte automjete në rrugë.
Sipas Aktit për Mbrojtjen e Klimës, Gjermania duhet të reduktojë emetimet me 65 për qind deri në vitin 2030 në krahasim me nivelet e vitit 1990.
Në veçanti, sektori i transportit nuk i ka përmbushur objektivat e përcaktuara.
Ministri Wissing ka thënë se ndalimi i automjeteve gjatë fundjavave do të kishte ndikim në zinxhirin e furnizimi dhe në turizëm.
“Do të ishte e vështirë t’u thuash njerëzve se mund ta përdorin veturën vetëm pesë ditë në javë, edhe pse ne përgjithësisht arrijmë qëllimet e mbrojtjes së klimës”, ka thënë ai.
Gjermania e kishte ndaluar qarkullimin e automjeteve gjatë të dielave në vitin 1973.
Kriza e naftës e vitit 1973 ishte një nga goditjet më të mëdha që përjetoi Gjermania. Zgjati vetëm një muaj.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100










