Lajme
Gjermani, papunësia shënoi rritje gjatë prillit
Numri i të papunëve është rritur me 9 mijë të tjerë, duke arritur në gjithsej 2 milionë e 760 mijë. Në muajin prill shkalla e papunësisë në vend ishte 6 për qind
Statistikat e fundit rreth papunësisë janë rritur në Gjermani në muajin prill. Sipas raporteve gjermane, numri i të papunëve është rritur me 9 mijë të tjerë, duke arritur në gjithsej 2 milionë e 760 mijë të papunësuar, pavarësisht masave të qeverisë për të mbrojtur fuqinë punëtore, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave nga Agjencia Federale Gjermane e Punësimit (BA), thuhet se pritjet për shifrën e të papunësuarve në muajin prill ishin për një rritje prej 10 mijë.
BA njoftoi se në muajin prill shkalla e papunësisë në vend ishte 6 për qind.
Kreu i Agjencisë Federale të Punësimit, Detlef Scheele, tha se rimëkëmbja në pranverë forcoi tregun e punës dhe shtoi se kufizimet e vazhdueshme të koronavirusit të ri (COVID-19) në shumë zona “ngadalësojnë rimëkëmbjen ekonomike, por nuk shkaktojnë ngarkesa të reja”.
E-Diaspora
-
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Krijues shqiptarë nga diaspora dhe trevat shqiptare bashkohen përmes poezisë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












