Kosova
Në Hagë hapet instalacioni i artistes Alketa Xhafa Mripa si thirrje për veprim kundër dhunës seksuale
Një simbol i fuqishëm i qëndrueshmërisë dhe një thirrje për veprim u nis në Hagë më 3 qershor. Instalacioni i artistes së njohur ndërkombëtarisht Alketa Xhafa Mripa, Thinking of You, mbuloi qytetin me një det fustanesh, fundesh, këmishash të dhuruara, secila një dëshmi e heshtur e guximit të të mbijetuar(a)ve të dhunës seksuale gjatë konflikteve.
Nga data 3 qershor dhe duke vazhduar deri më 28 qershor, instalimi do të mbush Atriumin e Bashkisë së Hagës. Më pas, nga 18 deri më 23 qershor, instalimi do të zgjerohet në ambientin e jashtëm përgjatë sheshit Lange Voorhout, duke mbledhur një tjetër koleksion fustanesh dhe këmishash nga të mbijetuarat/it në mbarë botën. Më datën 19 qershor do të jetë ngjarja zyrtare e hapjes së instalacionit, që përkon me ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.
Thinking of You tejkalon një ekspozitë të thjeshtë arti, duke u shndërruar në një platformë të fuqishme për të mbijetuarit. Veshjet e dhuruara nga mbi 20 vende, duke përfshirë Republikën Demokratike të Kongos dhe Bosnjë-Hercegovinën, qëndrojnë si testament i heshtur i kostos shkatërruese njerëzore të dhunës seksuale.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











