Lajme
Në Itali janë sekuestruar 196 kilogramë marihuanë nga Zvicra
Bëhet e ditur se në Itali janë sekuestruar 196 kilogramë marihuanë nga Zvicra, përcjell albinfo.ch.
Një 53-vjeçar po transportonte drogë me vlerë 2 milionë euro (1.93 milionë CHF) nga Zvicra në Republikën Çeke për shitje në Itali.
Garda Financiare italiane sekuestroi 196 kilogramë marihuanë në një furgon në verilindje të Italisë, pranë kufirit austriak. Një 53-vjeçar polak është arrestuar. Droga, me vlerë 2 milionë euro, fillimisht ishte transportuar nga Zvicra në Republikën Çeke dhe kishte si destinacion shitjen në Itali.
Furgoni u pa të hënën mbrëma gjatë një postblloku në një portë pagese të autostradës në rajonin Friuli-Venezia Giulia, njoftoi agjencia italiane e lajmeve Adnkronos.
Ngarkesa e kanabisit ishte e paketuar në 176 pako.
Nga hetimet rezultoi se droga e kishte origjinën nga Zvicra, e cila transportohej në Çeki dhe më pas në Itali.
Shoferi polak u la i lirë, pasi nuk plotësonte kushtet për burgim. Ai do të përgjigjet për import të lëndëve narkotike.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot











