Lajme
Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Spanjë 32-vjeçari shqiptar
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim në Itali në kuadër të operacionit “Fast Car”. Hetimet u drejtuan nga prokuroria italiane, që zbuloi përfshirjen e të dyshuarit në një rrjet të organizuar kriminal të lidhur me trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme.
Urdhri evropian i arrestit u zbatua në Spanjë, ku fshihej shqiptari, falë bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve.
Hetimi “Fast Car” nisi nga arrestimi në Reggio Emilia, më 31 dhjetor 2019, i një 42-vjeçari italian, i cili u gjet me 30 gramë kokainë dhe para cash.
Nga analiza e përpiktë e lidhjeve dhe marrëdhënieve të mbajtura nga ai me subjekte të ndryshme në provincën e Reggio Emilia dhe nga monitorimi hetimor i rrjetit kriminal që u shfaq gradualisht, doli një aktivitet kriminal i fokusuar kryesisht tek droga, por edhe në vepra të tjera.
Nga hetimet u bë arrestimi i 11 personave të tjerë në flagrancë ose me urdhër arresti dhe sekuestrimi i mbi 150 gramë kokainë dhe një pushke të Luftës së Dytë Botërore me municion përkatës. Kanali i furnizimit ishte Campania dhe droga e vendosur në tregun Reggio Emilia vinte kryesisht nga distrikti Scampia i Napolit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune Këtë vit, industria e orëve ka punësuar dukshëm më pak njerëz se vitin e kaluar -... -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë












