Bota
Në këtë vend, gati gjysma e familjeve kanë para vetëm për rroba e ushqim
Gati gjysma e familjeve në Rusi kanë thënë se kanë të holla vetëm për ushqim dhe rroba, mirëpo nuk mund të përballojnë blerjen e orendive shtëpiake dhe pajisjeve të tjera, është raportuar në media, duke cituar të dhëna nga Agjencia Shtetërore e Statistikave, Rosstat.
Duke cituar këtë raport, bazuar në gjendjen financiare të familjeve për çerekun e katërt të vitit 2018, mediumi rus, RBK, ka thënë se 48.2 për qind e familjeve të anketuara mund të blejnë ushqim dhe rroba, mirëpo jo edhe telefon të ri dhe pajisje shtëpiake, transmeton REL.
Në këtë anketë kanë marrë pjesë 48,000 familje.
Pjesa më e madhe e respondentëve që nuk kanë përballuar blerje më të mëdha sesa ushqimi dhe rrobat kanë qenë familje të reja dhe pensionistët.
Problemet ekonomike kanë dëmtuar popullaritetin e presidentit rus, Vladimir Putin, dy mandatet e para të të cilit patën rezultuar me rritje ekonomike.
Mirëpo pas uljes së çmimeve të naftës dhe sanksioneve perëndimore të vendosura për shkak të ndikimit të Rusisë në Ukrainë, situata ka ndryshuar.
Bruto prodhimi i brendshëm ka rënë për 0.5 për qind në çerekun e parë të vitit 2018, duke shënuar rënie në krahasim me parashikimet qeveritare.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













