Tematike
Në këto kantone ju kushton më së liri pasaporta zvicerane
Në kantonin Appenzell (aty ku dhe çmimi është më i ulëti), në listën e kërkesave për pasaportën zvicerane kryesojnë shtetasit e Kosovës, Maqedonisë dhe të Serbisë
Për të fituar shtetësinë zvicerane nuk është njësoj në cili kanton jeton. Çmimet e taksave që duhen paguar për “t`u bërë zviceran” kanë dallime të mëdha, në varësi nga kantoni dhe komuna. Një hulumtim që e ka realizuar shërbimi krahasues “Comparis” në të 26 kantonet e Zvicrës, ka ardhur në këtë përfundim, shkruajnë sot të gjitha mediet zvicerane.
Për t`u bërë shtetas zviceran në të vërtetë duhet të kalosh tri shkallë, pasi që e drejta e shtetësisë jepet në nivel nacional, kantonal dhe në atë komunal, transmeton albinfo.ch. Më së liri kushton pagesa për nivelin nacional, vetëm 100 franga.
Ndërsa kur jemi te kantonet dhe komunat, më së miri kalojnë ata që duan të natyralizohen në Kantonin Vaud, respektivisht në qytetin Lozanë. Pagesa për të dy nivelet këtu bën së bashku, 800 franga.
Ndërkaq, në anën e kundërt të listës, me taksat më të shtrenjta për natyralizim, më së larti qëndron kantoni dhe qyteti Schwyz. Kush e do pasaportën zvicerane në Schwyz duhet të paguajë plot 3600 franga, përcjell albinfo.ch. Nga këto, 3000 franga kushton taksa për nivelin komunal, 500 franga për atë kantonal dhe 100 franga si në gjithë Zvicrën, për nivelin nacional.
Edhe në Solothurn (qyteti dhe kantoni me të njëjtin emër), me 3100 franga dhe në Liestal (Kantoni Baselland) 3150 franga, pagesa për pasaportën zvicerane është mjaft e lartë.
Në mes të këtyre dy ekstremeve, me çmime relativisht të lira dallohen kantonet respektivisht qytetet si Appenzell, 1100 franga, Delemont (Jura) 1250 franga dhe Bellinzona (Tiçino) 1350 franga.
Në përgjithësi, në zonën frankofone dhe atë italofone të Zvicrës, taksat e natyralizimit janë më të ulëta se në zonën gjermane.
Problemi më i madh në këtë mes është mungesa e tarifave fikse, thonë njohësit e materjes. Sipas autoriteteve, çmimi i taksës varet nga angazhimi që kërkohet për ta rrumbullakësuar procedurën e natyralizimit në rastin konkret. Në disa komuna ose kantone, për shembull, në çmim llogaritet edhe një kurs special për natyralizim.
Sipas hulumtimit, më të interesuarit për natyralizim janë, marrë në nivel të Zvicrës, pjesëtarët e komuniteteve më të mëdha të huaja, gjegjësisht gjermanët dhe italianët. Ndërsa në kantonin Appenzell (aty ku dhe çmimi është më i ulëti), në listën e kërkesave për pasaportën zvicerane kryesojnë shtetasit e Kosovës, Maqedonisë dhe të Serbisë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













