Lajme
Në Kinë eksportohen miliona euro mallra
Kosova eksporton mallra në Kinën e largët, më shumë se në Mal të Zi e në Zvicër. Kina është shndërruar ndër partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës, ku për çdo muaj eksportohen miliona euro mallra.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, në korrik nga Kosova në Kinë janë eksportuar mallra në vlerë prej mbi 2.3 milionë euro, krahas 29.3 sa ka qenë eksporti i përgjithshëm i vendit në atë muaj.
Këto statistika të eksportit e radhisin Kinën në krye të listës së vendeve, ku Kosova eksporton më së shumti mallra, shkruan “Zëri”.
Përfaqësuesit kosovarë të biznesit konfirmojnë se Kina tashmë është shndërruar ndër partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës.
“Një ndër partnerët kryesore tregtarë tashmë është Kosova e ka Kinën” ka thënë Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
Sipas tij në këtë vend aziatik eksportohet kryesisht concentrate minerale nga “Trepça” dhe “Feronikeli”.
Kina së fundi është shndërruar ndër partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës, ku për çdo muaj eksportohen miliona euro mallra.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












