Kosova
Në Kosovë janë 2.632 raste aktive me Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga gjithsej 489 mostra të marra rezultojnë 118 raste pozitive me Covid-19, kurse numri i rasteve aktive është 2.632.
Sipas institutit, numri total i rasteve pozitive është 5.735 nga 31.056 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 157 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.632”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjell albinfo.ch.
Më së shumti raste të të infektuarve vazhdon të ketë Prishtina. Vetëm sot në këtë komunë u konfirmuan 48 raste.
Ndërkohë rasti i parë më koronavirus në Kosovë u shënua në mesin e muajit mars të këtij viti.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë










