Kosova
“Në Kosovë si turistë”, është tema e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch
"Çka me vizitu në vendlindje" dhe "Në Kosovë si turistë", janë dy titujt e temës bosht të këtij numri të magazinës albinfo.ch
Ndodhemi afër “top sezonit” turistik veror dhe, në përputhje me këtë, tema e pushimeve është në kulmin e bisedave, interesimeve dhe planifikimeve tona aktuale, si në diasporë ashtu dhe në atdhe.
Për të pasqyruar këtë atmosferë, magazina albinfo.ch ka realizuar një numër special i cili i kushtohet turizmit, por nga një perspektivë më e ngushtë: turizmit në vendlindje. “Çka me vizitu në vendlindje” dhe “Në Kosovë si turistë”, janë dy titujt e temës bosht të këtij numri.
Në artikujt përkatës dhe në disa të tjerë, shpaloset e gjithë oferta turistike e Kosovës po edhe e Shqipërisë dhe treojeve tjera shqiptare. Ajo është e prezantuar ashtu që t`u ofrojë (kryesisht) bashkatdhetarëve një pamje deri në hollësi shumë interesante të asaj çfarë duhet eksploruar në Kosovë etj,. gjatë kësaj vere. Dhe, kjo ofertë nuk është e vogël, as për t`u nënçmuar.
Ajo përfshin, duke filluar nga vizita në qytete dhe monumente kulturore historike, në malet me florë dhe faunë të pasur e deri tek qëndrimi në objektet karakteristike të turizmit fshatar ose të agroturizmit, ne regjione të ndryshme të Kosovës.
Megjithëse kësaj radhe nuk janë në plan të parë, edhe plazhet në bregdetin shqiptar janë pjesë e prezantimit të bërë nga magazina albinfo.ch, në këtë numër.
Temë e pashmangshme për pushimet verore, për bashkatdhetarët dhe të tjerët, si çdo herë, është ajo e dasmave.
Në kushtet e pandemisë, kjo temë këto dy vitet e fundit po bëhet më e mprehtë, për faktin se, me dasmat është e lidhur një industri e tërë në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare. Prandaj, lejimi ose jo i tyre është çështje mbijetese për një varg biznesesh atje. Pa llogaritur këtu pastaj edhe emocionet me të cilat radicionalisht lidhet dasma te shqiptarët. Në këtë kontekst, albinfo.ch ka prezantuar, veç tjerash, çifte nga mërgata që kanë pasur peripeci lidhur me organizimin e dasmave në vendlindje…
Sikurse edhe në numrat pararendës, edhe ky numër i magazinës, krahas pikave të zakonshme të shpërndarjes në Zvicër, mund të lexohet dhe të merret falas edhe në aeroplanët e kompanisë ajrore AirPrishtina (Chair), në të gjitha linjat nga Zvicra në Prishtinë dhe Shkup.
Për fund: Lexoni albinfo.ch dhe njihuni me pikat turistike që ja vlejnë të eksplorohen, në vendlindje.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime













