Lajme
Në Kosovë vjen një delegacion nga Dhoma e Tregtisë Zvicerane
Ky delegacion qëndron dy ditë në Kosovë, ndërsa ka parashikuar takime me ministrin e Diasporës, Valon Murati, kryetarin e OEK-së, Safet Gërxhaliu...
Një delegacion nga Dhoma e Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër-Kosovë, vjen sot në Prishtinë për të zhvilluar takime me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, por edhe me zyrtarë të institucioneve politike qendrore dhe lokale në Kosovë. Kjo është vizita e parë e një spektri më të gjerë nga Dhoma zvicerano-kosovare.
Ky delegacion qëndron dy ditë në Kosovë, ndërsa ka parashikuar takime me ministrin e Diasporës, Valon Murati, me kryetarin e Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, një takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme, me ambasadoren e Zvicrës në Kosovës si dhe takime me biznesmenë kosovarë.
Ky takim konsiderohet i rëndësishëm për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy shteteve. Zvicra pas SHBA-ve dhe Gjermanisë, mbetet njëri nga shtetet që ka ndihmuar më së shumë zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendit. Nëpërmjet projekteve të ndryshme Zvicra ka ndihmuar Kosovën në shumë sektore, ndërsa më thekuar ka mbetur ndihma në bujqësi dhe në ujësjellës.
Buxheti i DEZA-s dhe SECO-s për vitin 2015, siç ka theksuar ambasadorja zvicerane në PR, Kristine Marty lang kalon mbi 25 milionë franga, gjë që përfaqëson një rritje në krahasim me vitet e fundit. Ndërsa projektet e sektorit të sigurisë njerëzore, të realizuara nga EDA (Departamenti i Punëve të Jashtme) kapin këtë vit një vëllim prej 900 mijë frangash.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












