Futboll
Në Maqedoni anulohet sezoni i futbollit
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur për anulimin e sezonit 2019/2020 për të gjitha ligat vendase.
Pas një seance të jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, duke u marrë parasysh situata e përgjithshme epidemiologjike dhe faktin se numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet, ka marrë vendim për anulimin e sezonit futbollistik, përfshirë edhe garat në Kupën e Maqedonisë.
Në Maqedoni së fundi janë konfirmuar shumë raste të infektuar me COVID-19, përfshirë edhe lojtarë të Shkëndijës dhe Renovas, dhe lojtarët e këtyre të fundit janë dërguar në vetë-izolim për dy javë.
Një situatë e tillë e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh se edhe masat e kufizimit të lëvizjes janë rikthyer në këtë, e kanë bërë të pamundur vazhdimin e kampionatit të futbollit
Federata e Futbollit të Maqedonisë po ashtu ka vendosur që sezonin 2019/2020 ta shpallë të pavlefshëm, duke mos i dhënë askujt titullin e kampionit.
Ky vendim do të prek drejtpërdrejt Vardarin, që po kryesonte në tabelë dhe ishte rrugës së mirë për t’u shpallur kampion, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten













