Lajme
Në Maqedoni kërkohen masa urgjente për krijimin e bashkëjetesës ndëretnike
Shoqëria në Maqedoni mbetet thellësisht e ndarë në linja etnike, andaj kërkohen masa urgjente për krijimin e bashkëjetesës ndëretnike. Ky rekomandim vjen nga Këshilli i Evropës, pas vlerësimit të situatës së përgjithshme në Maqedoni, raporton INA.
“Shoqëria në Maqedoni mbetet thellësisht e ndarë në linja etnike, ndërsa dy grupet kryesore etnike, shqiptarët dhe maqedonas jetojnë paralelisht përballë njëri tjetrit pa interaksione midis tyre. Kjo koekzistencë paralele vërehet kryesisht në arsim, media, partitë politike dhe në sferat e tjera të jetës”, theksohet në raportin e tretë monitorues të Këshillit të Evropës në Strasburg.
Sipas raportit, mungesa e dialogut ndëretnik ka sjellë deri tek tensionet, paragjykimet dhe portretimin e shqiptarëve. Këshilli i Evropës ka publikuar këtë vlerësim edhe pse vlerësimi i përgjithshëm është se Maqedonia po bën shumë në drejtim të respektimit të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe po implementon Marrëveshjen e Ohrit.
Në raport thuhet se në Maqedoni nga 341 shkolla, vetëm në 59 prej tyre mësimi zhvillohet me paralele të përziera maqedonase dhe shqiptare, ndërsa 15 shkolla janë trigjuhësore, andaj në këtë drejtim kërkohen masa dhe mundësi për komunikim ndëretnik dhe aktivitete të përbashkëta.
Këshilli i Evropës vlerëson se përfaqësimi i shqiptarëve në administratën publike akoma nuk është në nivelin e përqindjeve të duhura. Në raport, theksohet mungesa e vendeve dhe hapësirave të punës për administratorët shqiptarë të cilët marin rroga në shtëpitë e tyre dhe nuk janë të kyçur në institucione.
Raporti tërheq vëmendjen edhe për të drejtat e shqiptarëve që nuk gëzojnë të drejtën e shtetësisë së Maqedonisë dhe që përballen me këtë problem të shkaktuar nga institucionet përgjegjëse shtetërore, raporton INA.
Për Strasburgun kontestuese është edhe sjellja e policisë ndaj romëve, ndërsa në raport thuhet se ky komunitet së bashku me shqiptarët janë caqe të shpeshta të ankesa drejtuar ndaj institucionit të MPB-së, për trajtim të keq. Raporti i tretë monitorues i Këshillit të Evropës nuk është publikuar nga shumica e mediave maqedonase dhe ai nuk është komentuar dhe shtruar për debat nga qeveria dhe sektori joqeveritar.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës











