Lajme
Në Maqedoni miratohet ligji për kufizimin e abortit
Pro këtij ligji kanë votuar 62 deputetë, në një seancë të rregullt plenare ku ka munguar opozita parlamentare. Ligji po kundërshtohet fuqishëm nga të gjitha OJQ-të
Përkundër protestave dhe reagimeve të shoqërisë civile, Kuvendi i Maqedonisë pa prezencën e partive opozitare, e ka miratuar projektligjin e sponsoruar nga Ministria e Shëndetësisë për ndërprerjen e shtatzënisë. Pro këtij ligji kanë votuar 62 deputetë, në një seancë të rregullt plenare.
Ndërkohë gjatë kohës sa ligjvënësit debatonin për këtë projektligj, para objektit të Kuvendit të Maqedonisë kanë protestuar dhjetëra organizata të ndryshme joqeveritare. Sipas këtyre OJQ-ve, ligj për abortin është diskriminues dhe pamundëson të drejtën për të zgjedhur nga ana e grave.
“Ky është momenti i fundit për të parandaluar arrogancën e demonstruar gjatë proceduarës parlamentare për miratimin e ligjit në fjalë dhe shpresojmë që ky parlament më në fund do të tregohet i arsyeshëm dhe do të sigurojë standarde të larta për mbrojtje shëndetësore”, tha Marija Savovska përfaqësuese e OJQ-ve, raporton REL.
Sipas saj, ligjvënësit duhet ta kenë parasysh shëndetin e grave të cilat duan të ndërpresin shtatzëninë, për çka disa herë, sipas saj, është deklaruar ministri i Shëndetësisë.
“Fillimisht ne si shtet do të biem nga provimi sa i përket barazisë gjinore, por kjo nuk është më e rëndësishmja, më e rëndësishmja është se do të ndërlikohet edhe më shumë gjendja faktike e grave, sepse është dëshmuar se lloji i këtillë i ligjeve vetëm se kanë rritur edhe më shumë numrin e aborteve jolegale të cilat kanë rezultuar jo rrallë herë edhe me vdekje”, është shprehur Neda Korunovska.
Nga ana tjetër, asociacioni për edukatë shëndetësore “Hera”, nuk tërhiqet nga lufta për ta penguar miratimin e këtij ligji për ndërprerjen e shtatzënisë.
Bojan Jovanovski, përfaqësues i kësaj organizate, ka deklaruar se as dikasteri i shëndetësisë dhe as pushteti ligjdhënës nuk është treguar i gatshëm për të pranuar asnjë nga vërejtjet e theksuar nga ekspertët shëndetësorë dhe organizatat e ndryshme, se ligji është anti-kushtetues dhe është në kundërshtim me standardet mjekësore.
Ai ka theksuar se me këtë ligj shkelet rëndë dispozita ligjore me të cilën çdo individi i garantohet e drejta për të marrë vendim të lirë
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran














