Maqedonia
Në Maqedoninë e Veriut vdes edhe një mjek nga COVID-19
Sot është bërë e ditur se në Maqedonisë e Veriut ka vdekur mjeku i parë i diagnostikuar me sëmundjen COVID-19. Bëhet fjalë për mjekun specialist Arifikmet Deari nga Tetova, përcjell albinfo.ch.
Sipas një prononcimi, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se Deari para 15 ditëve ishte shtruar në spitalin e Shkupit për shkak të probleme neurologjike, por se i njëjti ka qenë pozitiv edhe me COVID-19.
Duhet theksuar se Maqedonia e Veriut të dielën gjithashtu ka njoftuar edhe për shtatë persona të vdekur nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19 dhe 115 të infektuar.
“Mjeku Deari, i cili kishte vetëm edhe disa muaj deri në pension, është mjeku i parë që ka vdekur nga komplikimet e ka shkaktuara koronavirusi. Shpreh keqardhjen time të thellë për familjen e tij. I bëj thirrje të gjithë punonjësve shëndetësorë që të ruhet dhe mbrohen në vendet e tyre të punë bazuar në protokollet në fuqi, por edhe jashtë institucioneve shëndetësore. I bëjë thirrje edhe qytetarëve që të respektojnë masat, të mbrojnë veten e tyre, punonjësit shëndetësor dhe të gjithë të tjetër”, thuhet në reagimin e Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut me koronavirus janë infektuar 540 mjekë apo 9 për qind e të gjithë të infektuarve me koronavirus.
Nga testimi i 66,133 mostrave, të infektuar me koronavirus janë 6,932 persona, prej tyre 334 kanë ndërruar jetë, 3,611 janë ende aktivë, ndërsa 2,987 persona janë shëruar.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA Për shkak të luftës në Iran, qeveria zvicerane nuk autorizon më asnjë eksport të ri armësh... -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve













