Bota
Në Mesdhe shpëtuan rreth 1500 refugjatë
Rreth 1500 emigrantë u shpëtuan në Detin Mesdhe, pranë brigjeve të Libisë, në 48 orët e fundit, njoftuan të hënën natën rojat bregdetare italiane.
Të dielën dhe të hënën ata shpëtuan 1.482 njerëz në ndërhyrjet që i bënë me shumë anije të përfshira në operacionet e shpëtimit në brigjet e Libisë.
Të dielën 730 persona u shpëtuan dhe 752 të hënën, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë, të cilët lundroninn në gomone, raportojnë rojat bregdetare italiane në atë pjesë të Mesdheut. Nuk përmendet nga cilat nacionalitete janë emigrantët e shpëtuar.
Që nga fillimi i këtij viti në bregdetin italian kishin ardhur 14 492 emigrantë, njoftoi UNHCR. Kjo paraqet një rritje prej 42.5 për qind gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme Lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme për sa i përket kohëzgjatjes dhe... -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna












