Kosova
Në Mitrovicë të Veriut vendoset “zogu që simbolizon paqen”
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriu (YIHR), me moton “Paqja fillon me ne”, të enjten në rrethrrotullimin pranë urës në Mitrovicën e Veriut ka vendosur si instilacion një zog që thuhet se simbolizon paqen, përcjell albinfio.ch.
“Nëpërmjet këtij instalacioni, qëllimi ynë kryesor është të nxisim ndërgjegjësim për paqen dhe bashkëpunimin ndëretnik mes komuniteteve që jetojnë në Kosovë, duke theksuar se bashkimi është e vetmja mënyrë përpara”, thuhet në njoftimin e kësaj Nisme.
Tutje në njoftim thuhet se ata besojnë në ura lidhin e jo ndajnë. ”E duke e marrë parasysh që ura e Mitrovicës së Veriut, tashmë është kthyer në një hapësirë që përfaqëson ndarjen mes komuniteteve shqiptare dhe serbe që jetojnë në të dy anët e saj, ky instalim simbolizon një hap të vogël drejt shpresës e bashkimit. Ky simbol që strategjikisht zë vend në këtë vend publik synon të ndikojë në vetëdijen tonë kolektive. Hapësirat publike luajnë një rol të rëndësishëm pasi që mund të shërbejnë si vende që sjellin njerëzit së bashku dhe rishkruajnë rezonancat negative të vetëdijes sonë kolektive”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se edhe aktivistë lokalë nga grupe të ndryshme etnike kanë marrë pjesë në vendosjen e instalacionit.
Ai është vendosur në bashkëpunim me ZFDKosovo.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave Këtë fundjavë që po vjen, vendpushimet e fundit të skive po kalojnë në modalitetin e dimrit... -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive









