Integrimi
Ne ndjehemi më shumë zviceranë sesa shqiptarë dhe serbë
Dueli i futbollit mes Serbisë dhe Zvicrës ka sjellë reagime të ashpra. Dy zviceranë, njëri me origjinë nga Kosova dhe tjetri nga Serbia flasin mbi konfliktin dhe nëse ata janë për ‘Nati’.
Akounti i Albanian_Soccer në rrjetet sociale e paraqiti Nati si grupi i Shqipërisë B, ndërsa mediat serbe sulmuan Shaqirin se gjëja ka provokuar pasi në atletet e tij ndodhet flamuri i Kosovës. Një pjesë e serbëve nuk njohin pavarësinë e Kosovës.
Megjithatë media e njohur zvicerane 20min.ch ka kontaktuar dy zviceranë të brezit të dytë, njëri nga Kosova, Gjemal (31) dhe tjetri nga Serbia, Danilo (21), të cilët hapur thonë se mbështesin Zvicrën dhe mbi të gjitha më shumë ndjehen si zviceranë sesa pjesë e kulturës së vendeve të origjinës. Në vijim albinfo.ch ua sjell përgjigjet e tyre.
Kush luan sot realisht dhe çfarë presni nga loja?
Danilo: Zvicra kundër Serbisë. Pres mbi të gjitha një lojë të mirë dhe interesante. Unë jam për Serbinë dhe shpresoj të jetë pjesë e çerekfinaleve.
Gjemal: Është lojë mes Zvicrës dhe Serbisë. Jo Shqipëria kundër Serbisë. Natyrisht jam për Zvicrën dhe do jem pjesë e festave me automjete nëse Zvicra fiton kundër Serbisë.
Si e keni përjetuar ju luftën mes Kosovës dhe Serbisë?
Danilo: Aspak jo me urrejtje. Gjithashtu prindërit e mi nuk kanë tentuar të më japin një ide për luftën. Unë nuk i dalloj njerëzit në bazë të nacionaliteteve. Nëse ndokush është i mirë me mua, atëherë jam edhe unë me të. E shoj një njeri si njeri dhe jo në bazë të përkatësisë etnike.
Gjemal: Unë besoj se gjenerata jonë nuk i ka këto probleme. Janë të vjetrit ata që nuk mund ti harrojnë. Ne e kemi mësuar luftën nga prindërit tonë. Koha e luftës nuk ishte e mirë, por prindërit e mi nuk kanë dashur të ndikojnë tek unë.
Kush do fitojë sot? Dhe sa do jetë rezultati?
Danilo: 2:1 për Serbinë. Megjithatë nuk është shumë me rëndësi kush humbet. Në anën e djathtë kam flamurin zviceran, në të majtë flamurin serb. Dua të shijoj 90 minutat e ndeshjes. Shpresoj në një lojë fer dhe të mos i hidhet benzinë zjarrit.
Gjemal: Gjithashtu edhe unë them 2:1, por për Zvicrën (qesh). Ama, një humbje në këtë ndeshje do jetë njëlloj si një humbje tjetër. Në fund përsëri ne që jetojmë këtu jemi më shumë zviceranë sesa shqiptarë ose serbë. Ky vend na ka bekuar. Duhet ta harrojmë konfliktin dhe të shikojmë përpara.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025











