Shqipëria
Në një vit pandemie shqiptarët kursyen 690 milionë euro
Kjo tendencë e shqiptarëve për të kyçur paratë e tyre në banka nisi që prej vitit të kaluar me përhapjen e Covid n19 si rrjedhojë e pasigurive të shtuara
Depozitat bankare janë zgjeruar ndjeshëm gjatë majit, duke mos ndalur rritjen.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në maj totali i depozitave bankare arriti në 1.13 trilionë lekë apo rreth 9.1 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 7 miliardë lekë më shumë se kundrejt prillit të këtij viti.
Ndërsa me bazë vjetore, pra kundrejt majit të vitit të shkuar kur ishte edhe kulmi i pandemisë, kursimet janë rritur me rreth 84 miliardë lekë apo rreth 690 milionë euro më shumë, raporto TCH, përcjell Albinfo.ch.
Kjo tendencë e shqiptarëve për të kyçur paratë e tyre në banka nisi që prej vitit të kaluar me përhapjen e Covid n19 si rrjedhojë e pasigurive të shtuara, teksa ndikim dha edhe zbatimi i masave kufizuese pasi vendet e huaja kufizuan lëvizjet dhe si pasojë u ul edhe mundësia e shqiptarëve për të shpenzuar.
Nga ana tjetër, kjo rritje e fortë e kursimeve është ndikuar edhe nga mungesa e investimeve, pasi shumë biznese i kanë ngrirë ato dhe nuk po kryejnë investime të reja si pasojë e goditjes që shumë sektorë morën nga pandemia.
Gjatë muajit majit depozitat bankare janë udhëhequr nga depozitat në valutë, ndryshe nga viti i kaluar kur që u dominuan nga monedha vendase, ku shtimi i tyre u ndikua si ng segmenti i individëve ashtu edhe nga korporatat e tjera jo financiare.
Ndërsa në lekë, rritja erdhi kryesisht nga kursimet e individëve kryesisht përmes depozitave pa afat, duke i bërë ato lehtësisht të tërheqshme në çdo moment.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











