Kosova
Në oborrin e mërgimtarit gjendet një granatë dorë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Medvec të Lipjanit, një person ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar në oborr të shtëpisë së vëllait të tij, i cili gjendet në Gjermani kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, duke përfshirë skuadrën e bombave, ku sipas tyre bëhet fjalë për një granatë dore të llojit F-1 të cilën e kanë demoluar në vendin e ngjarjes pa pasoja në njerëz dhe dëme materiale.
Policia ka raportuar edhe për një rast të ngjashëm. Ndërkohë, në fshatin Shkugëz të raportohet se dëshmitari derisa kishte qenë duke kryer punime me ekskavator kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, kanë siguruar mjetin, bëhet fjalë për një minë anti tank E-3.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e FSK-së, ku mjetin e dyshuar e kanë marrë me vete.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Turistët e huaj do të duhet të paguajnë taksë tranziti për të kaluar me makinë nëpër... -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale












