Lajme
Në prill Kosova me ofensivë lobimi
Në përfundim e sipër është strategjia e Kosovës për njohje të reja
Qeveria ka marrë vendim të përpilojë një strategji për politikë të jashtme, që pritet të përfundojë në fillimi të prillit, ndërsa më pas institucionet kosovare – presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, ministri Jashtëm dhe diplomatët, do të fillonin ofensivën lobuese nëpër shumë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani.
Në bazë të strategjisë, parashihet që presidenti Behgjet Pacolli të jetë atu kryesor në njohjet e reja. Ndërsa edhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, do t’i rrisë jo vetëm aktivitetet lobuese, por edhe “shpenzimet në terren”, edhe pse për tetë milionë është shkurtuar buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ditë më parë, presidenti Pacolli dhe ministri Hoxhaj kanë nënshkruar një memorandum veprimi në aspektin diplomatik të Kosovë, ku përfshihen edhe agjenda për njohje të reja.
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se strategjia për intensifikimin e njohjeve të reja për Kosovën ka për qëllim që të kujtojë arsyet se, përse disa vende të cilat janë duke lëvizur drejt procesit të njohjes po hezitojnë të bëjnë një gjë të tillë.
Sipas Hoxhajt, strategjia lobuese parasheh që presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, ministrat, deputetët, shoqëria e civile, akademikë, njerëz të medieve, intelektualë dhe artistë ta ndihmojnë Kosovën në çështjen e rritjes së njohjeve dhe ta përcjellin një imazh modern të vendit.
Pritet që dokumenti t’iu dorëzohet edhe ambasadorëve të Kosovës, ku do të merrnin instruksione konkrete për shtimin e njohjeve të reja.
Prej shpalljes së pavarësisë, Kosovën e kanë njohur 75 shtete, ndërsa fillimi i dialogut me Serbinë ka stopuar njohjet.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











