Lajme
Në Prishtinë inaugurohet Eko-Parku i parë
Ky Eko-Park është tërësisht unik në vend. Pas ceremonisë së kurorëzimit, të sapo-martuarit në Komunën e Prishtinës do të inkurajohen të mbjellin një pemë në këtë zonë
Ky park u inaugurua sot në hyrjen kryesore të kryeqytetit të Kosovës, me qëllim për uljen e ndotësve të ajrit dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.
Ky Eko-Park është tërësisht unik në vend. Pas ceremonisë së kurorëzimit, të sapo-martuarit në Komunën e Prishtinës do të inkurajohen të mbjellin një pemë në këtë zonë. Parku ka kapacitet për mbjelljen e 120 drunjve, i cili krijon një oazë të vogël në një nga kryqëzimet më të ngarkuara të qytetit me kapacitet për të absorbuar rreth 200,000 kg CO2 për 10 vitet e ardhshme.
Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, që inauguroi Eko-Parkun në bashkëpunim me Coca-Cola HBC, ka përgëzuar realizimin e tij dhe ka thënë se ka rëndësi të lartë për komunitetin.
“Është një akt i veçantë dhe i paharrueshëm që sot po mbjellim një fidan për të simbolizuar bashkimin e jetës sonë dhe për të siguruar oksigjen të mjaftueshëm për dy njerëz”, thanë për fund çifti i sapo kurorëzuar teksa mbillnin fidanin e tyre.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel
























