Kosova
Në pritjen solemne për Krishtlindje bëhet thirrje për dialog
Me rastin e festës së Krishtlindjes, Ipeshvkia e Kosovës organizoi pritjen solemne në të cilën Ipeshkvi, Imzot Dodë Gjergji bëri thirrje për dialog pasi, sipas tij, ai është parakusht i paqës, pajtimit dhe të mirës së përbashkët.
“Askush nuk duhet të ndihet i lodhur nga dialogu dhe askush nuk duhet të keqpërdorë apo mohojë nevojën për të” tha Dodë Gjergji.
“Ftoj edhe popujt e Evropës, sido që janë të organizuar në institucionet shoqërore, politike dhe ekonomike, që të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besim te ne shqiptarët. Ne, nuk na befason padrejtësia, sepse jemi të mësuar më të, në të kaluarën. Ne, sot shpresojmë në drejtësi dhe barazi,në mesin e popujve. Mbi gjitha, popujt e Evropës, nuk duhet ta shohin popullin tim si rrezik, por si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të qytetërimit të vet” tha në mesazhin e tij Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji.
Pjesëmarrës në pritje, ishin krerët më të lartë shtetërorë si dhe personalitete tjera nga jeta politike dhe kulturore si dhe përfaqësues ndërkombëtar, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri thirrje për mirëkuptim dhe respektim ndaj njëri tjetrit. Ai theksoi se duhet të punohet më shumë në mënyrë që edhe të tjerët të na vlerësojnë.
“Të punojmë me urtësinë e Nënës Tereze me trimërinë e orientimit të kombit tonë të Skenderbeut. E ne si shtet i Kosovës jemi në rrugë të mbarë. Unë uroj dhe besoj se viti ardhshëm do të ketë edhe më shumë paqë, harmoni dhe respekt” tha Presidenti Thaçi.
Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se në të kaluarën kemi paguar shumë sakrifica për të mbajtur gjallë krishterimit në këto troje, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Pavarësisht cilën përkatësi fetare e kemi ne të gjithë jemi bijtë e njëjtë para Zotit” tha Veseli.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave













