Lajme
Në rajon, Shqipëria me shkallën më të lartë të punësimit
Sipas statistikave zyrtare në Shqipëri, numri i të punësuarve u rrit me 3,4 % në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, kur ky tregues u rrit me 2,1 %.
Rritja e numrit të të punësuarve po ndjek trendin pozitiv të qëndrueshëm nga muaji në muaj.
Sipas statistikave zyrtare në Shqipëri, numri i të punësuarve u rrit me 3,4 % në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, kur ky tregues u rrit me 2,1 %, shkraun agjencia telegrafike e Shqipërisë.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, është shprehur u se ky është një lajm i mirë për ekonominë.
“Anketa tremujore e forcave të punës, publikuar sot nga INSTAT, konfirmon efektivitetin e politikave nxitëse për punësimin. Në tremujorin e dytë 2019, papunësia vazhdoi rënien duke kapur nivelin historik prej 11.5%, ndërsa numri i të punësuarve gjithsej krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, u rrit me 3.4 %, duke konsoliduar shkallën e punësimit në 61.4% nga më të lartat në rajon. Ndërkohë shkalla e papunësisë tek të rinjtë shfaq tendencë në rënie e cila krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, është 1,7 pikë përqindje më e ulët” – tha Denaj.
Sipas INSTA, treguesi i papunësisë shënoi rënie të mëtejshme në tremujorin e dytë të vitit 2019, duke arritur nivelin 11.5%. Ky është një rekord i ri i papunësisë ku shihet se treguesi ka rënë me krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018 ka rënë me 0,9%, ndërkohë krahasuar me tremujorin e parë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0.6%, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Amerikë
Albani, Albana dhe Arta – tre të rinj shqiptarë me sukses akademik në SHBA Tre të rinj shqiptarë nga Gostivari arrijnë universitete elitare në SHBA... -
SHQIPËRIA NË ORËN E GJENEVËS: FATI DIELLOR I AMARILDO PILOS -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arriti nga Gjermania, arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe dërgohet në burg -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Zvicër
-
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran Monedha evropiane vazhdon dobësimin ndaj frangut, ndërsa 1 euro këmbehet me rreth 0.91 CHF... -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027 -
Debat i fortë në Bernë: 1/3 e të pastrehëve në strehimore pa dokumente













