Kosova
Në rivarrimin e Krasniqit kërkohet zbardhja e vrasjes së tij, me nderime rivarroset edhe Jakupi
Në 20-vjetorin e rënies, eshtrat e dy dëshmorëve të kombit kolonel, Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, janë sjellë nga Shqipëria dhe janë rivarrosur në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës, transmeton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Në Akademinë Përkujtimore, u lartësua vepra e tyre, derisa u tha se lufta e UÇK-së i bëri bashkë të gjithë, pa dallime politike.
Aty, presidenti Hashim Thaçi, bëri të ditur se ka nderuar kolonel Ahmet Krasniqin me Medalje Presidenciale, ndërkaq Qazim Jakupin, me urdhër të tij është shpallur Hero i Kombit, shkruan KTV, përcjell Albinfo.ch.
Por, derisa presidenti po mbante këtë fjalim, dikush nga pjesëmarrësit në akademi e ndërpreu atë, duke e pyetur atë se kush e vrau heroin Ahmet Krasniqi?.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se koloneli Ahmet Krasniqi, sot pushon pranë varrit të Ibrahim Rugovës.
Familjarët, meritat dhe falënderimin për kthimin e eshtrave të dy dëshmorëve, ia kanë drejtuar vetëm kryeministrit dhe ministrit Rrustem Berisha.
Paraprakisht, janë bërë homazhe pranë arkivoleve të dy këtyre dy dëshmorëve në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Kryeministri Haradinaj, me anëtarët e kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorët, ka bërë homazhe dhe është nënshkruar në librin e zisë.
Ish-ministër në qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkruar për rivarrosjen e ish-kolegut të tij në Kosovë, shkruan KTV, përcjell Albinfo.ch.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka shkruar se sot po bëhet rivarrimi i eshtrave të një trimi dhe atdhetari të Kosovës, por që drejtësia shqiptare i mbetet borxh zbardhjes së vrasjes së tij, para derës së shtëpisë ku banonte me oficerët të tjerë të kësaj ministrie në Tiranë.
Me nderime të larta shtetërore, nisi ceremonia e rivarrimit.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë Sipas Këshillit Federal kjo do të forcojë mbrojtjen kundër kërcënimeve më të mundshme - sulmeve nga... -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA














