Shqipëria
Në rritje turizmi malor në Shqipëri, më i preferuari, Thethi
Shumica e vizitorëve në alpe janë kryesisht kryesisht nga Gjermania dhe vendet e Beneluksit.
Në Shqipëri ka shënuar rritje turizmi malor. Gjatë këtij viti është rritur numri i pushuesve, ndërsa zonat më të vizituara rezultojnë të jenë Alpet e Shqipërisë dhe zona e Thethit.
Pavlin Polia, pronar bujtinash në Theth, tha në një intervistë për Euronews Albania se pas pandemisë sezoni turistik në Theth u kthye përtej pritshmërive, me një numër shumë të lartë turistësh, kryesisht të huaj, përcjell Albinfo.ch.
Sipas tij, shumica e vizitorëve në alpe janë kryesisht nga Gjermania dhe vendet e Beneluksit. Përveç në hotele, gjatë këtij viti është rritur edhe numri i pushuesve që preferojnë kampingjet.
Polia tha se çmimet e shërbimeve këtë vit janë të njëjta me një vit më parë, duke qenë se janë shitur që një vit më parë. Por, Polia paralajmëroi rritje të çmimeve në Theth për vitin tjetër, që vjen si pasojë e rritjes së kostove si në të gjithë sektorët e tjerë.
“Për këtë vit kemi operuar me të njëjtat çmime, nuk ka pasur lëvizje, pasi ne i shesim një vit përpara dhe u kemi qëndruar besnik çmimeve të një viti më parë. Për vitin që vjen do të ketë rritje çmimesh, pasi ka pasur edhe rritje të kostove. Për këtë vit është mbyllur me çmimet që kanë qenë”, tha Polia./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens












