Tematike
Në Shafhausen, komitet kundër iniciativës për zbatim të dëbimit
"Ky tekst i kësaj nisme paraqet një përkeqësim edhe më të rreptë të iniciativës së aprovuar të dëbimit“
Jo vetëm titulli, por duhet të lexohet saktë edhe përmbajtja e tekstit të iniciativës së zbatim-dëbimit, argumentojnë kundërshtarët e propozimit.
Asnjë temë nuk është duke e dominuar politikën kombëtare të Zvicrës aktualisht më shumë se sa nisma e zbatim-dëbimit. Krijuesit, Partia e djathtë popullore (SVP) argumenton se iniciativa thjesht don që Berna zyrtare të sigurojë zbatimin e shpejtë të dëbimit të njerëzve, të paraparë me iniciativën e miratuar nga elektrorati vite më parë. Këtë e shohin ndryshe kundërshtarët e kësaj, duke përfshirë këtu edhe komitetin e Schaffhausen-it, i cili dje paraqiti argumentet e veta.
“Kush niset vetëm nga titulli i posterëve të iniciativës, pa e studiuar tekstin e iniciativës më për së afërmi, mundet të gabohet,” tha përfaqësuesja e Partisë Liberale (FDP) Jeanette Storrer dje para medieve. „Në fakt, ky tekst i kësaj nisme paraqet një përkeqësim edhe më të rreptë të iniciativës së aprovuar të dëbimit“. Irene Eichenberger nga Partia Eko-Liberale (OBS) kritikon me fjalë të qarta autorët e iniciativës “SVP-ja ka një dëshirë të sëmurë për të mbrojtur Zvicrën nga kërcënimi i të huajve”. Edhepse tashmë është i mundshëm deportimi i kriminelëve të rrezikshëm. Për më tepër, shton ajo, është një iluzion supozimi se aprovimi i nismës në fjalë do të mbronte Zvicrën, për shembull nga terrorizmit. “Njerëz fanatikë që janë të gatshëm për tu hedhur në ajër bashkë me ‘armiqtë e tyre‘, nuk pyesin për pasojat penale.”
Gabriela Buff nga Hallau i është bashkangjitur një komiteti dpartiak të regjionit Klettgau, të quajtur “tanimë është mjaft». “Në Klettgau SVP-ja ka një elektorat të mirë ntë shumë se 50%.” Shumica e këtyre njerëzve ndoshta do të pajtohen me nismën, pa e ditur saktësisht se çfarë do të ndodhë në qoftë se ajo do të aprovohen. Komiteti i saj „tani mjaft më“ synon t`i ofrojë hapsirë preokupimeve të shtetit ligjor, tha Gabriela Buff.
Simone Stöcklin nga Partia Popullore Kristiane (CVP) shton se nisma shkakton kosto plotësuese prej disa “dhjetëra milionash”. Julian Stoffel nga Socialistët e Rinj (Juso) përmend shembuj të delikteve të vogla, të cila automatikisht çojnë tek një dëbimi, fjala bie një baba që harron për të specifikuar para fondit të kompensimit familjar ndërprerjen e trajnimit të djalit të tij. Nuk është në rregull që të huajt të dëbohen për shkak të cikërrima të tilla, ndërsa zviceranët, për të njëjtën kundërvajtje të kalojnë vetëm me një gjobë në të holla.
Osman Osmani nga Partia Socialdemokrate (SP) përmend që do të preken edhe 400 000. Secondos, që janë të lindur e rritur në Zvicër. Ata kërcënohen që për delikte kundërvajtëse të dëbohen në një vend me të cilën ata nuk i lidh ndonjë gjë esenciale. Së fundi Katrin Bernath nga Partia e Gjelbër Liberale (GLP) shtoi se nisma në fjalë dëmton keq edhe ekonominë e vendit. “Ajo krijon pasiguri ligjore dhe për këtë arsye paraqet edhe një rrezik për kompanitë.“ Stabiliteti dhe siguria juridike janë faktorët e suksesit të Zvicrës, të cilat nuk duhet vënë në rrezik.
(Marrë nga shn.ch, përktheu O. Osmani)
Fotoja e marrë nga faqja e internetit të Radio Munot në Schaffhausen
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike Gjimnazistja shqiptare nga Wili, Emily Munishi, ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj... -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11”











