Lajme
Në SHBA dhe Kanada, temperaturat pritet të shkojnë deri në -50 gradë
Në një njoftim paralajmërues, shërbimet e motit të SHBA-së dhe Kanadasë tregojnë për temperaturat polare, të cilat pritet të shkojnë deri në -50 gradë Celsius në disa zona, përcjell albinfo.ch.
Në Maine, në verilindje të SHBA-së, shumë afër kufirit me Kanadanë, sot dhe nesër, të shtunën, termometri mund të tregojë deri në -51 gradë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS). “Është një valë epike e ftohtë arktike”, të ngjashme me të cilën Maine veriore dhe lindore nuk ka përjetuar që nga viti 1982.
Në disa zona të SHBA-së verilindore dhe në këtë pjesë të New England temperaturat mund të bien në nivele që nuk janë parë në dekada apo asnjëherë më parë. Në Montreal sot pasdite temperatura ishte -41° dhe mund të shkojnë deri në -50° në pjesët më veriore të Quebec-ut.
Në SHBA, nata më e ftohtë do të jetë e shtuna, veçanërisht në Boston dhe Nju-Jork, ku termometrat mund të shënojnë -15 gradë. Shtetet verilindore të Shteteve të Bashkuara kanë përjetuar kohët e fundit një sërë ngjarjesh ekstreme të motit.
Më e fundit, në ditën e Krishtlindjes, ishte një stuhi që përfshiu qytetin e Buffalo në veriperëndim të Nju-Jorkut, duke shkaktuar dhjetëra viktima.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike Pas defekteve të reja, ushtria vendos ndalim për 238 tanke... -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha











