Lajme
Në Suedi kërkohet ndalimi i ceremonive ku nusja ec me babain drejt altarit
Në Suedi po bëhen thirrje për ndalimin e “ecjes baba dhe vajze” drejt altarit në rastet e ceremonive martesore.
Sipas traditës, në kishën suedeze, e cila është luterane, nusja dhe dhëndri ecin bashkë drejt altarit, në vend që nusja të shoqërohet drejt altarit nga babai i saj, siç mund të ndodhe në Britaninë e Madhe apo ne Shtetet e Bashkuara.
Por, në vitet e fundit, të ndikuara ndoshta edhe nga televizioni, filmat apo rrjetet sociale, më shumë vajza suedeze po kërkojnë që drejt altarit, “të dorëzohen” nga baballarët e tyre.
Kjo çështje, që shumë suedezë e përshkruajnë si “traditë Hollivudi”, ka filluar të ziejë prej ca kohësh tashmë, sidomos në vitin 2010, kur princesha suedeze e kurorës, Victoria, vendosi të shoqërohej pjesërisht në altar nga babai i saj, Mbreti Carl Gustaf.
“Nuk është traditë e jona!”
Në ditët e fundit, debati është rikthyer pas dorëzimit të një mocioni në adresë të kishës suedeze, për ta ndaluar praktikën e dorëzimit të vajzave nga baballarët në altar.
Sara Waldenfors, pastore në Nylöse, Gothenburg, e cila së bashku me Jesper Eneroth parashtroi propozimin në fjalë, tha se nuk ka shpëtim nga simbolika patriarkale.
“Trendi relativisht i ri, sipas të cilit, babai shoqëron nusen drejt altarit dhe ia dorëzon atë dhëndrit, nuk është traditë e kishës sonë,” u shpreh ajo për Observer-in.
“Edhe pse si skenë duket e bukur…ne nuk mund të shpërfillin atë që simbolizon: një baba duke i dorëzuar një virgjëreshë të mitur kujdestarit të saj të ri.”
Sipas traditës suedeze, nusja dhe dhëndri ecin së bashku drejt altarit. Aktualisht, vendimi nëse një nuse mund të ecë apo jo drejt altarit me babanë e saj varet nga priftërinjtë individualë.
E-Diaspora
-
Don Marjan Marku: Të promovohet dialogu ndërfetar dhe ndërkulturor Në mesin e trembëdhjetë kandidatëve për postin vakant të ipeshkvit të St. Gallenit është edhe prifti shqiptar,...
-
Shfaqet në Zvicër filmi i Bujar Alimanit, “Fluturat”
-
Çiftit kosovar i refuzohet tri herë pasaporta zvicerane: A do ta kërkojë sërish?
-
“Time” e përfshin shqiptaren Mira Murati në majë të listës së njerëzve që po bëjnë revolucion
-
Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”
Jeta në Zvicër
-
Saastal: Vazhdon evakuimi i turistëve dhe pastrimi i terrenit Helikopterët Air Zermatt ishin në gjendje të transportonin njerëz të premten midis orës 4 dhe 19:00,...
-
Sa kushton administrimi i aseteve të fondit pensional?
-
Kushtetuta e re kantonale synon t’i bëjë komunat më të pavarura
-
Shitja e cigareve elektronike është e ndaluar në kantonin Jura
-
Xhaka mungon kundër Spanjës, Yakin tregon se kush do e zëvendësojë