Lajme
Në Ticino, do votohet për rregullimin e ligjit tatimor
Më 9 qershor, Ticino do të votojë për dy ndryshime në ligj dhe për blerjen e një ndërtese për juridiksionin kantonal. Në veçanti, votimi për rregullimin e ligjit tatimor ku kjo parashikon lehtësim tatimor për klasat me të ardhura më të larta.
Reduktimi i planifikuar i normës maksimale të tatimit mbi të ardhurat në ligjin e ri tatimor është i diskutueshëm. Qëllimi është të zvogëlohet barra e tatimit mbi të ardhurat dhe të fitohen pesë vende në konkurrencën tatimore ndërkantonale. Taksat mbi trashëgiminë dhe dhuratat, si dhe taksimin e tërheqjeve të kapitalit nga provizioni për pension do të rregullohen gjithashtu.
Së bashku me komitetin “Stop ai Tagli” – “Stop shkurtimeve të kursimit”, PS, të Gjelbërit dhe parti të tjera të krahut të majtë kërkuan një referendum kundër propozimit.
Propozimi i dytë ka të bëjë me një ndryshim në ligjin për fondin e pensioneve të Kantonit të Ticinos. Bëhet fjalë për masa kompensuese.
Propozimi i tretë ka të bëjë me blerjen e një ish-ndërtese Banca del Gottardo në Lugano. Shtëpia do të shndërrohet në gjykatë kantonale./SRF
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër











