Shqipëria
Në tokat shqiptare, një zbulim i ri nga arkeologë zviceranë
Tashmë është informuar se një zbulim i ri nga arkeologë shqiptarë dhe zviceranë është bërë në një vendbanim parahistorik në fshatin Buqezë, në Lin, Pogradec, shkruan albinfo.ch.
Vendndodhja prej para 7,500 vjetësh përmban banesa palafite dhe është nga më të mëdhatë në Ballkan, me një sipërfaqe prej afër 35,000 m2.
Materiale drusore, vegla pune, enë qeramike dhe eshtra kafshësh dëshmojnë për një nga komunitetet më të hershme bujqësore.
Projekti zvicerano-shqiptar LIN3 është një bashkëpunim midis Institutit të Arkeologjisë në Shqipëri dhe Universitetit të Bernës.
Punët po vijojnë në zgjerimin këtyre hulumtimeve dhe në identifikimin e objekteve të tjera që pritet të zbulohen në vazhdim të gërmimeve./Albinfo.ch
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













