Lajme
Në Utoya: Një kosovare e zhdukur dhe një i lënduar
Kosovarja Lejla Selaci në mesin e personave të zhdukur, ndërsa kosovari tjetër Egzon Belegu, ka shpëtuar vetëm me disa plagë të lehta
Lejla Selaci, vajza me qëndrim në Norvegji dhe me prejardhje nga Mitrovica, në momentin kur ndodhi tragjedia ishte pjesë e një delegacioni që po merrte pjesë në Konventën e të Rinjve në ishullin Utoya. Ende nuk dihet asgjë për fatin e saj
Por, siç ka pohuar Artan Behrami, zëdhënës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës kosovarja Lejla Selaci figuron në mesin e personave të zhdukur, ndërsa kosovari tjetër, i pranishëm në kampin e të rinjve në Utoya, Egzon Belegu, ka shpëtuar vetëm me disa plagë të lehta, njofton telegrafi.com.
32-vjeçari i akuzuar për atentatet në Norvegji, Anders Behring Breivik doli sot para drejtësisë dhe pranon se ka kryer sulmin, ku si pasojë vdiqën 93 persona dhe u plagosën 96 të tjerë.
Seanca ndaj tij po zhvillohet pa praninë e gazetarëve.
Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në Norvegji që prej Luftës së Dytë Botërore, ndërsa mediat raportojnë se Breivik pasi të dalë para gjykatës, do të dëgjohet një orë pas nisjes së seancës, ku do të shpjegojë arsyet që e çuan në veprimet skandaloze. Më herët ai i cilësoi sulmet si të rënda, por të nevojshme.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran














