Lajme
Në vend të këmbës së majtë, ia operojnë të djathtën
Katër mjekëve të Spitalit të Gjakovës u janë revokuar licencat e punës, pasi ata, në vend të këmbës së majtë, kishin operuar këmbën e djathtë të pacientes 82-vjeçare
Bordi Etik Profesional i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë ua ka revokuar licencat e punës katër mjekëve të Spitalit Rajonal të Gjakovës, pasi që ata kishin operuar këmbën e shëndoshë në vend të këmbës së thyer. Ky operacion banal ndaj një paciente 82 vjeçare, konsiderohet skandal dhe papërgjegjësi në punë.
Sië raporton gazeta “Zëri’ katër mjekëve specialistë, Selajdin Boshnjakut (ortoped), Dalip Muhadrit (anesteziolog), Fisnik Vulës (ortoped) dhe Shkëndije Shehut (anesteziologe) u janë revokuar licencat për gjashtë, përkatësisht tre muaj. Bazuar në vendimin e Bordit Etik Profesional, drejtori i Spitalit të Gjakovës Ahmet Asllani i ka suspenduar të njëjtit nga puna.
Hulumtimi disajavësh ka treguar se ngjarja ka ndodhur në fund të muajit gusht të vitit 2015, kur gruaja 82-vjeçare S.O., kishte të thyer ijën e majtë derisa tek e njëjta është intervenuar në fillim të shtatorit, në anën e kundërt, në ijën e djathtë.
Kjo konfirmohet në një raport të Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës, të protokolluar më 21 janar 2016, që i është proceduar Bordit Etik Profesional të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në këtë raport, që gazeta e ka siguruar bazuar në kërkesën për qasje në dokumente publike jepen detaje për gabimet profesionale, por edhe teknike dhe administrative e menaxheriale të ndodhura në rastin e pacientes tashmë të ndjerë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











